Maguire tregon përse e festoi ashtu golin kundër Shqipërisë

PUBLIKUAR

Harry Maguire ka shkëlqyer mbrëmë për Anglinë në fitoren 5-0 kundër Shqipërisë.

Ai madje arriti që të shënojë edhe gol, që e festoi në një mënyrë të çuditshme, që fillimisht u raportua se e ka për kritikët, që janë të shumtë për paraqitjet e mbrojtësit me fanellën e Manchester United dhe Tre Luanëve.

Sido që të jetë, Maguire thotë se nuk e ka me askënd, thjesht i erdhi ajo mënyrë spontane për të festuar golin kundër Kombëtares shqiptare.

“Festimi ishte rrëshqitje në gjunjë, thjesht më erdhi natyrshëm. Është një ndjenjë e mahnitshme të shënosh për vendin tënd. Nuk i drejtova askujt (festimi me gishtat duke i mbyllur veshët), thjesht erdhi natyrshëm për ta bërë këtë dhe e bëra”, tha Maguire. /Gazeta Express/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...