LVV ndërron kandidaten për kryeparlamentare, njohësit e politikës analizojnë dështimin e seancës

PUBLIKUAR

Ka dështuar sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës. LVV propozoi Albulena Haxhiun fillimisht për kryeparlamentare, por e njëjta nuk mori mbështetjen e mjaftueshme nga deputetët. E, pasi dështoi Haxhiu, LVV propozoi Donika Gërvallen për kryeparlamentare, por as ajo nuk u votua. Seanca u ndërpre, për të vazhduar më 22 gusht.

Njohësit e zhvillimeve politike kanë reaguar pas dështimit të seancës, derisa e vlerësuan si pozitive propozimin e bërë nga LVV, për Donika Gërvalla si kryeparlemntare, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Vullnet Bugaqku, tha se seanca konstituive e sotme u zhvillua në përputhje të plotë me procedurat kushtetuese të përcaktuara nga Kushtetuta, Rregullorja e Kuvendit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Kjo paraqet një zhvillim pozitiv, pasi rikthehet kushtetutshmëria në procesin e konstituimit të Kuvendit. Megjithatë, rezultati i votimit dëshmon qartë se është i domosdoshëm një kompromis politik, konsensus dhe bashkëpunim ndërmjet partive parlamentare, në mënyrë që të zgjidhet një kandidaturë e pranueshme për të gjithë. Prej tash, bllokada është politike, jo më juridike”, ka pohuar ai.

Pas Haxhiut, as Donika Gërvalla nuk i merr votat për kryetare të Kuvendit

Edhe Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, tha se sot është një ditë shprese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Vendimi i LVV që të propozoj një kandidat vetëm një here duhet të përshëndetet, pasi ky mund të shkurtoj kohën për konstituimin e Kuvendit. Por, në fund të fundit, gjëja më e rëndësishme është se u respektua vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa të tjerat janë politike”, tha Peci.

Po ashtu, edhe ish gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka reaguar pas dështimit të seancës, ai i ka përgëzuar deputetët për sjelljen shembullore.

“Sjellje shembullore nga të gjithë deputetët. BRAVO! Sa i përket votimit KUNDËR nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, me siguri se do të ketë diskutime interesante politike. Personalisht, nuk shoh asgjë problematike te ky zhvillim, përkundrazi një sharm i vërtetë i demokracisë”, shkroi ai në Facebook.

Ndryshe, të hënën Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë për çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Sipas aktgjykimi thuhet se Gjykata, në mënyrë të përmbledhur rikujton që përmes Aktgjykimit të të 26 qershorit 2025 lidhur me afatin për konstituimin e Kuvendit konstatoi që “Seanca Konstituive e Kuvendit është një akt kushtetues që duhet të përmbushet me sukses brenda 30 ditëve nga data e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve, përmes përmbushjes të të gjitha elementeve thelbësore të konstituimit, përfshirë zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia arreston hajnat e pyllit në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të drunjve në...

Dogana konfiskon 876 kg duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë në Prizren

Bazuar në informata nga terreni, njësitet e Sektorit Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës kanë...

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...