Lutfi Haziri tregon sa vende i ka Vjosa Osmani në listen e LDK-së

PUBLIKUAR

Lutfi Haziri i LDK-së ka ndarë detaje nga agjenda e takimit që do të mbajë pas pak Këshilli i Përgjithshëm i partisë.

Përveç konfirmimit që bëri Jehona Lushaku-Sadriu më herët, se në mbledhjen e Këshillit do të propozohet kandidati për kryeministër, Haziri bëri me dije se Këshilli po ashtu do të miratojë politikat për zgjedhjet e 7 qershorit, shkruan IndeksOnline.

“Natyrisht që do vendoset politika e nominimit dhe lista zgjedhore prej 110 burrave dhe grave që kanë me qenë pjesë e garës së përbashkët. Dikujt ia ka mbyllë e dikujt ia ka hapur mundësitë dhe ne ftojmë të gjithë rugovistët, besimtarët në Republikën e Kosovës, t’i bashkohet kësaj liste për ndryshimin e madh” deklaroi Haziri.

Ai tha se për emrat e Vjosa Osmanit, dera është e hapur për të gjithë ata që janë të gatshëm dhe kanë mundësi e vullnet.

Haziri konfirmoi edhe derën e hapur për Agim Veliun.

Ky është deklarimi i plotë i tij:

SHIKO MË SHUMË

Pamje nga Haga, avokati Prosper dhe Çollaku në disponim të mirë para vizitës te Hashim Thaçi

Avokati i presidentit Thaçi, Pierre Prosper, si dhe ish-shefi i stafit të tij, Bekim...

Gruda: Nesër duam t’i shohim të lirë Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, vendimin ndryshe e kundërshtojmë me vendosmëri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, është shprehur se PDK nesër pret...

Bedri Hamza për vdekjen e Flora Brovinës: Simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjekes,...