LUMEZI: KORRUPSIONI NË KOSOVË ËSHTË RRITUR PAS VITIT 2010, SË BASHKU ME NDËRKOMBËTARËT

PUBLIKUAR

Kryeprokurori i shtetit Aleksander Lumezi në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, ka thënë se për të luftuar krimin dhe korrupsionin ka nevojë për shtim të numrit të prokurorëve.

“Korrupsioni është i dëmshëm për shoqërinë dhe ka pasoja të mëdha. Tani për herë të parë ne jemi duke hetuar raste të nivelit të lartë të korrupsionit” “.

Ndërtjerash ai shtoi se niveli i lartë i korrupsionit është ngritur pas vitit 2010, ku pjesë e këtyre kanë qenë edhe nërkombëtarët.

“Deri në vitin 2010 nuk ka pasur ndonjë rast të nivelit të lartë të korrupsionit, ato kanë ardhur pas vitit 2010 ,ku pjesë kanë qenë edhe ndërkombëtarët. Tani për herë të parë ne jemi duke hetuar raste të nivelit të lartë të korrupsionit”, ka thënë Lumezi.

Ai tha se deri më tani janë hetuar zyrtare të lartë, kryetar komunash, drejtore të bordeve, deputet e prokuror./indeksonline

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit: Pritjet në kufi deri në 20 minuta

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës nuk ka pritje të gjata. Sipas të...

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së...

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit,...