Lukaku i gëzon tifozët e Interit: “Kurrë nuk do të shkojë në Milan ose Juventus”

PUBLIKUAR

Gjatë historisë, por edhe viteve të fundit, ka pasur lëvizje të lojtarëve nëpër klubet rivale në Itali; Inter-Milan-Juventus.

Kjo më së shumti gjithmonë i irriton tifozët e skuadrave, që i quajnë edhe tradhtarë futbollistët.

Sido që të jetë, për shkak të viteve të arta në Itali me Interin, Romelu Lukaku ka bërë me dije se asnjëherë nuk do ta veshë fanellën e rivalëve të Interit, klub që e do shumë dhe thotë se ia shpëtoi karrierën.

“Në Juiventus ose Milan? Kurrë. Juventusi tentoi që të më marrë, po. Për këtë jam zemëruar pak me agjentin”, u shpreh Lukaku për Corriere della Sera.

Lukaku ka zbuluar shumë gjëra së fundmi në intervistat për Sky Sport dhe tani për Corriere della Sera.

Ai nuk është aspak i lumtur në Chelsea dhe ia ka bërë me dije Interit se nuk do të mendonte dy herë për tu rikthyer në Serie A. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...