Luis de la Fuente shpallet sërish trajneri më i mirë i kombëtareve në botë

PUBLIKUAR

Luis de la Fuente është kurorëzuar për të dytin vit radhazi si Trajneri më i Mirë i Kombëtareve në Botë, sipas vlerësimit të Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Trajneri i Spanjës dominoi renditjen e vitit 2025 me 136 pikë, duke u shkëputur ndjeshëm nga konkurrenca dhe duke konfirmuar vazhdimësinë e suksesit të tij në krye të “La Roja”.

Në vendin e dytë u rendit Roberto Martinez, aktualisht trajner i Portugalisë, i cili grumbulloi 83 pikë, ndërsa podiumin e plotësoi Lionel Scaloni, trajneri i Argjentinës dhe fitues i çmimeve IFFHS në vitet 2022 dhe 2023, me 59 pikë.

Ky vlerësim konfirmon dominimin e trajnerëve europianë dhe atyre nga Amerika e Jugut në elitën e futbollit botëror, ndërsa Luis de la Fuente vazhdon të vendosë standarde të reja në drejtimin e kombëtareve.

SHIKO MË SHUMË

Drita njofton largimin e lojtarit të tyre

Drita gjatë ditës së sotme ka njoftuar për largimin e lojtarit të tyre. Bëhet fjalë...

Granit Xhaka një kapiten i lindur, një koment i tij ia rregullon disponimin një tifozi që humbi babanë

Granit Xhaka po kalon momente fantastike me fanellën e Sunderlandit. Së fundmi, mesfushori ka lënë...

Kylian Mbappe sonte tenton të thyej rekordin e Cristiano Ronaldos

Kylian Mbappe është vetëm një gol larg barazimit të rekordit të Cristiano Ronaldos për...