Loku i përgjigjet Haxhiut që e shkarkoi për shkak të fshehjes së një ngacmimi seksual në Qendrën Korrektuese në Lipjan

PUBLIKUAR

Heset Loku është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Qendrës Korrektuese në Lipjan, shkruan gazeta Express.

Ai në emisionin “Frontal” në T7 i është përgjigjur ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu se ai është shkarkuar për shkak të fshehjes së një rasti të ngacmimit seksual brenda kësaj qendre.

Loku tha se e ka lajmëruar këtë vepër, por se me insistim të prindit të së miturës, procedura ka pushuar.

“Baza për të cilën jam shkarkuar ka qenë një raport. Në bazë të atij raporti jo profesional dhe jo me njerëz të merituar në atë raport. Ka pas një bisedë që mund të quhet edhe ngacmim seksual por unë e kam iniciuar procedurë. E kam telefonuar drejtorin e përgjithshëm të ShKK, në telefon. E kam njoftuar drejtorin e Qendrës Korrektuese për të Mitur ku ka qenë duke u zhvilluar procesi mësimor dhe pastaj ka lind mendimi i prindit të së miturës që nuk duan që ta qojnë më tutje procedurën. Kanë dhënë deklarata me shkrim edhe prindi edhe e mitura”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se do të paraqesë ankesë lidhur me këtë vendim të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

Një tërmet është regjistruar sot në Kosovë. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetaretërmeti është regjistruar në orën...

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...