“Lojtari ynë më i mirë sonte” – Mourinho e lartëson Kumbullën

PUBLIKUAR

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, e ka lartësuar mbrojtësin e vet shqiptar, Marash Kumbulla, si lojtarin më të mirë në fitoren e mundimshme të skuadrës së tij ndaj Cagliarit të dielën.

Blerja e re Sergio Oliveira shënoi nga penalltia në debutimin e tij në pjesën e parë në Stadiumin Olimpi, gol që doli të ishte i mjaftueshëm që Roma ta mposhte 1:0 Cagliarin, raporton Gazeta Express.

Mbrojtësi 21-vjeçar i Shqipërisë Kumbulla luajti 90 minuta të plotë në këtë fitore, duke e bërë një paraqitje shumë të mirë, për të cilën mori lëvdata të mëdha nga trajneri portugez.

Mourinho kishte qenë i ashpër ndaj Kumbullës në të kaluarën, duke e kritikuar publikisht, por mbrojtësi shqiptar ia ka ndërruar mendjen trajnerit të vet me punën e zellshme në stërvitje dhe në fushë.

“Kumbulla ishte lojtari ynë më i mirë sonte, gjë që më lumturon mua shumë. Ai pati shumë vështirësi këtë sezon. Unë kam qenë i ashpër me të në stërvitje por ai s’e humbi përulësinë dhe qetësinë asnjëherë dhe është rritur shumë që prej atëherë”, tha Mourinho për mbrojtësin e Shqipërisë.

Mourinho shtoi: “Mendoj se ai i përshtatet më shumë mbrojtjes me tre futbollist”.

Kumbulla i ka bërë vetëm tetë paraqitje në Serie A ka nën udhëheqjen e Mourinhos këtë sezon.

Roma është në vendin e gjashtë në tabelën e Serie A me 35 pikë, shtatë pikë larg top katërshes. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...