Lojtarët me të cilët Real Madridi synon të përforcohet në vitin 2022

PUBLIKUAR

Real Madridi nuk ka derdhur para në blerjen e lojtarëve në dy  vitet e fundit, kryesisht për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe kujdesin e presidentit Florentino Perez në menaxhimin e financave, por po ashtu edhe për shkak të nevojës për t’i larguar disa lojtarë me paga marramendëse.

Por vitit 2022 pritet të jetë viti i shpenzimeve të mëdha në tregun e lojtarëve për Real Madridin, në dimër dhe në verë, raporton Gazeta Express.

Carlo Ancelotti e mori drejtimin e klubit për herë të dytë dhe la mbresa me punën e tij. Ai është në rrugë të duhur për të fituar titullin në La Liga, pasi e ka krijuar një epërsi prej tetë pikëve në krye të tabelës.

Janari do të jetë muaji i blerjeve dhe shitjeve në Bernabeu, sipas mediave spanjolle. Lojtarë si Gareth Bale, Isco dhe Marcelo pritet të largohen, pasi marrëveshjet e tyre me klubin mbarojnë në qershor.

Por Perez shpreson të fitojnë para nga shitja e mundshme e yjeve si Mariano Diaz, Luka Jovic dhe Eden Hazard, të cilët kanë kontrata afatgjate me klubin, por çdo ofertë e mirë për ta do të dëgjohet nga klubi.

Synimi kryesor i Real Madridit për vitin 2022 është Kylian Mbappe. Paris Saint-Germaini ia hodhi poshtë disa oferta Real Madridit për të, përfshirë një të majme në vlerë 200 milionë euro gjatë verës.

 

Por marrëveshja e Mbappes me PSG-në mbaron në verë dhe ai mund t’i bashkohet Realit si lojtar i lirë më 2022.

Një tjetër synim i madh është Erling Haaland i Borussia Dortmundit, i cili ka klauzolë lirimi me klubin gjerman, përmes së cilës mund të largohet nëse një klub e paguan shumën prej 75 milionë eurove për të.

Një shumë e tillë është e kapshme për një klub si Real Madridi.

Gjiganti spanjoll po synon ta shfrytëzojë edhe gjendjen e Antonio Rudigerit në Chelsea dhe ta rrëmbejë mbrojtësin gjerman si lojtar të lirë në verë.

Rudigerit i mbaron marrëveshja me Chelsean në verë dhe Reali është favorit për ta marrë atë në gusht, njëlloj siç bëri me David Alaban nga Bayern Munich.

Ryan Gravenberch, talenti i Ajaxit përmendet po ashtu në mesin e emrave të pëlqyer nga Real Madridi për verën e ardhshme./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...