“Lojtarët kosovarë i kanë prioritet Kombëtaret A të vendeve ku janë rritur, Kosova duhet të presë”

PUBLIKUAR

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka thënë se lojtarët e rinj kosovarë i kanë prioritet vendet ku janë lindur e rritur.

Trajneri zviceran insiston se ky është një realitet që kosovarë duhet ta pranojnë.

Sipas tij, lojtarët që luajnë për ekipet U-19 apo U-21 të vendeve të tjera evropiane, ëndërrojnë që të jenë pjesë e Kombëtares A të atyre vendeve.

E më pas, nëse kjo nuk ndodh, ata i bashkohen ekipit kombëtar të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

“Shumë lojtarë të rinj që luajnë për ekipet U-21 të shteteve te tjera, presin se çka do të ndodhë me ta. Ndoshta e ëndërrojnë Gjermaninë apo Zvicrën, apo ndonjë Kombëtare tjetër. Por, ky është realiteti dhe ne duhet ta pranojmë atë dhe të presim. Shpresoj që në të ardhmen të vijnë edhe shumë lojtarë, si rasti i Toni Domgjonit”, ka thënë Challandes në konferencë për shtyp.

Sipas tij, Kosova duhet ta ketë një parim, pra t’i afrojë lojtarët që kanë vërtetë dëshirë të luajnë për “Dardanët” dhe që të jenë cilësorë, pra të kenë luajtur në ekipin U-21 të shteteve prej të cilëve vijnë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...