Lojtarët e Kombëtares dhe Xhaka e urojnë Edon Zhegrovën

PUBLIKUAR

Edon Zhegrova edhe zyrtarisht është lojtar i Lille.

Ai u transferua te Lille nga Baseli dhe ka nënshkruar kontratë deri më 2026.

Përmes një postimi në Instagram, Zhegrova tha: “I lumtur dhe krenar që iu bashkova Lilles, le të fillojë ky rrugëtim!”.

Ai ka marrë shumë urime në këtë postim, derisa i kanë komentuar edhe shokët si Rrahmani, Fazliji, Arbër Zeneli, Kololli, Herolind Shala e të tjerë.

Urim ka marrë tashmë edhe nga ish shoku i skuadrës te Baseli, Taulant Xhaka.

“Suksese babik, edhe ishalla të shkon sa ma mirë”, i ka komentuar Xhaka.

Lille që fitoi titullin vitin e kaluar në Francë, nuk është në pozicion të mirë në Ligue 1 këtë edicion, renditet në vendin e 10 me 28 pikë.

Xhegrova do të ketë shansin që të shijojë edhe UEFA Champions Leaguen pasi Lille në shkurt do të përballet me Chelsean. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...