Lladrovci: Drejtësia sot u bë padrejtësi, UÇK është vetë liria, liria nuk gjykohet

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar atë si një padrejtësi të madhe.

Përmes një postimi, Lladrovci bëri të ditur se vendimin e ka përcjellë bashkë me qytetarët nga Sheshi i Drenasit, ndërsa u shpreh i tronditur nga dënimet e shqiptuara.

Ai nënvizoi se pafajësia ishte i vetmi vendim i drejtë për çlirimtarët.

“Shpifjet dhe tendencat e disa shteteve jomiqësore ndaj lirisë dhe punën për ta kriminalizuar UÇK-në, ranë poshtë. Shënjestrimi i heronjve tanë nga shteti gjenocidal, për baltosjen e qëllimeve dhe veprimeve të çlirimtarëve, është i njohur. Janë akuza shekullore të zbatuara me gjenerata, pre e të cilave ranë edhe ky trup gjykues. Adresa e vetme e krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Kosovë, është Serbia.

Kundërshtimi i fuqishëm i këtyre vendimeve të padrejta mbetet prioritet i mbrojtjes së heronjve tanë të luftës dhe paqes, por edhe institucioneve të Kosovës.

UÇK është vetë liria, liria nuk gjykohet”, shkroi ai. /Klankosova.tv

 

SHIKO MË SHUMË

Albulena Haxhiu porosi familjes së Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Kosova është me ju

Ushtruesja e detyrës së presidents, Albulena Haxhiu ka shprehur tronditjen për vendimin e sotëm...

Avokati Koci: Procesi juridik s’ka përfunduar, duhet formuar një Këshill Kombëtar

Avokati i njohur, Arianit Koci ka thënë se procesi juridik nuk ka përfunduar ende....

PDK: Aktgjykim i padrejtë dhe i papranueshëm, beteja për drejtësi vazhdon deri në fund

Prishtinë, 16 shtator 2026 – Partia Demokratike e Kosovës shpreh indinjatën, zhgënjimin dhe kundërshtimin...