Lladrovci: Bedri Hamza nuk është vetëm!

PUBLIKUAR

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një opinion të tij ka theksuar se Bedri Hamza nuk është vetëm. Ky konkludimi i tij vjen pas takimeve të cilat vetë Lladrovci zhvilluar ditëve të fundit.

“Në takimet e ditëve të fundit me personalitetet me vlera të dëshmuara, komunikimin me miqtë dhe në veçanti opinionet e brendshme që po e dominojnë PDK-në, emërimi i Bedri Hamzës del të jetë më se i qëlluar”, ka shkruar Lladrovci

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Bedri Hamza nuk është vetëm!

Në takimet e ditëve të fundit me personalitetet me vlera të dëshmuara, komunikimin me miqtë dhe në veçanti opinionet e brendshme që po e dominojnë PDK-në, emërimi i Bedri Hamzës del të jetë më se i qëlluar.

Pres lidershipi i z. Hamza ta ketë ndikimin e fuqishëm në frymën e fitores, duke filluar nga selia e partisë, fryma përbashkuese me subjektet e mundshme partnere dhe evitimi i përgjegjësive të fushatës për humbësit serik.

Një gjë është e sigurt, Bedri Hamza nuk është vetëm!

Politika si sport i rëndë, vetvetiu nuk po arrin ti largojë disa pionierë-veteranë që profesion e kanë pritjen për emërim nga subjekti politik. Pionierët-veteranë, nuk po e duan pensionimin, megjithëse do t’ju bënte mirë krijimi i ndonjë OJQ-je ose instituti për poste.

Kah po shkon PDK-ja?

Përgjigjen duhet ta japin ata që duan ndryshim, por, nuk hapin rrugë dhe nuk japin përgjegjësi për ndikimin e tyre në ecuritë negative, ata që e gjuajnë gurin dhe fshehin dorën. Përgjigjen duhet ta japin ata që gabimet dhe dështimet e veta i shkarkojnë në Drenicë, duke e trajtuar atë si zonë “të pa urbanizuar”.

Bedriu është lider i duhur dhe pres ta përkrahin qytetarët pa dallim. Keqbërësit me libreza partie do të bënin mirë të heshtin dhe të mos e pengojnë rriten e PDK-së, ndryshe, dëmi është te dera.

Askush nuk ka të drejtë ta dëmtojë partinë e themeluar nga heronjtë tanë të luftës dhe paqes. Në këto rrethana, gjuha e vetme në përdorim do të duhej të jetë gjuha e kampionit!

SHIKO MË SHUMË

Çitaku dhe Lushaku i kundërpërgjigjen Muratit për vizat: Po merrni meritat e të tjerëve, Kosova sot është më e izoluar se kurrë

Deklarata e ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili i atribuoi Qeverisë...

Dogana e Kosovës sekuestron rreth 300 mijë euro të padeklaruara

Zyrtarët doganorë kanë ndaluar sot një shumë të madhe parash gjatë kontrolleve të rregullta...

Hekuran Murati ia dha meritat Qeverisë Kurti për vizat, Lushaku: Cilin kusht e keni plotësu ju? Po krenohesh me punën e të tjerëve

Sot, Hekuran Murati nga Vetëvendosje, ia ka dhënë meritat Qeverisë Kurti për liberalizimin e...