Liverpool po mendon seriozisht për talentin e Barcelonës

PUBLIKUAR

Gavi ka qenë një nga lojtarët më mbresëlënës të Barcelonës deri më tani këtë sezon, gjë që ka bërë që mesfushori 17-vjeçar të ketë tërhequr interesim nga Liverpool.

Reds po kërkojnë të forcojnë mesfushën e tyre vitin e ardhshëm, me James Milner, Jordan Henderson dhe Thiago Alcantara që janë të gjithë mbi 30 vjeç.

Kështu, sipas El Nacional, Liverpool po mendon mundësinë e përpjekjes për të joshur spanjollin në Premier League duke thyer klauzolën e tij të lirimit prej 50 milionë euro.

Gavi bëri debutimin e tij zyrtar për Barcelonën nën drejtimin e Ronald Koeman në gusht në një ndeshje kundër Getafes dhe që nga ai moment ai arriti të vendoset në formacionin titullar si të Blaugranës ashtu edhe në kombëtaren spanjolle.

Mesfushori i jashtëzakonshëm debutoi me La Roja më 6 tetor në moshën 17 vjeç e 62 ditë për t’u bërë debutuesi më i ri i Spanjës ndonjëherë.

Duke qenë se është konsideruar si titullar i padiskutueshëm si nga Koeman ashtu edhe nga trajneri i ri Xavi Hernandez, Gavi është paraqitur në deri në 20 ndeshje në të gjitha garat deri më tani në 2021/22.

Ndërkohë, Liverpool po kërkon të sjellë lojtarë të talentuar për të përforcuar skuadrën e tyre me mesfushorin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham, i cili gjithashtu është vendosur në radarin e Reds.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...