Liverpool-Arsenal në dyshim: Ndihmëstrajneri Lijnders me Covid-19, Klopp në izolim

PUBLIKUAR

Ndihmëstrajneri i Liverpoolit Pepe Lijnders, ka dalë pozitiv në testin për Covid-19, duke e futur edhe më shumë në dyshim ndeshjen e së enjtes kundër Arsenalit në Carabao Cup.

Lijnders e ka drejtuar skuadrën e Liverpoolit përkohësisht derisa trajneri Jurgen Klopp është në izolim dhe sot pritej të mbante konferencë për media në mungesë të Kloppit, raporton Gazeta Express.

Por konferenca për media u anulua, pasi Liverpooli konfirmoi se Lijnders është infektuar me koronavirus.

Liverpooli kishte kërkuar formalisht që ndeshje e parë gjysmëfinale kundër Arsenalit, e paraparë për këtë të enjte, të anulohej pasi rritja e rasteve me virus bëri që të anulohej edhe stërvitja e së martës.

Trajneri Klopp dhe tre lojtarë Alisson Becker, Roberto Firmino dhe Joel Matip munguan në barazimin 2:2 me Chelsean në fundjavë për shkak të infektimit me virus./Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...