Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është liruar nga autoritetet kroate.
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, kishte kërkuar lirimin e tij përmes një shkrese zyrtare drejtuar homologut kroat, Damir Habijan, si dhe kishte diskutuar rastin gjatë një bisede telefonike me të.
Ministria ka shtuar se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të jenë pranë qytetarëve të saj dhe të mbrojnë të drejtat e tyre përballë urdhër-arresteve të Serbisë. /IndeksOnline/
Postimi i plotë:


