Lirohet në procedurë të rregullt zyrtari i komunës së Pejës, i konfiskohet revolja me 123 fishekë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është liruar në procedurë të rregullt personi, të cilit ditë më parë iu publikua një video në rrjetet sociale ku vëreheshin një armë dhe gjësende të dyshuara.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në Pejë, ndërkaq bëhet fjalë për një zyrtar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në një video që ishte postuar në rrjete sociale, vëreheshin një armë dhe sende të dyshuara. Me vendim të prokurorit janë bastisur banesa ku është gjetur dhe konfiskuar një revole me 123 fishekë dhe një thikë”, thuhet në raportin policor.

Policia njofton se pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndryshe, një ditë më parë Policia e Kosovës kishte arrestuar zyrtarin komunal të Pejës pas publikimit të një video-material, në të cilin shihet duke konsumuar lëndë që dyshohet të jetë drogë dhe me një pistoletë në tavolinë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së...

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “LIRIA KA EMËR”

  Mërgata shqiptare në Bavari po mobilizohet në mbështetje të protestës së thirrur nga platforma...