Lirohen nga paraburgimi pesë policët e akuzuar për vrasjen e Agon Zejnullahut

PUBLIKUAR

Pesë policët e akuzuar për vrasjen e Agon Zejnullahut në Lipjan, janë liruar nga paraburgimi.

Kështu ka bërë të ditur sot avokati i njërit prej policëve të akuzuar, Besnik Berisha.

Postimi i plotë:

Drejtësia foli. Pesë zyrtarët policorë që padrejtësisht u paraburgosën nga sot janë të lirë.

I lumtur sa s’ka më, jo vetëm sepse drejtësia më në fund u vu në lëvizje, por sepse padrejtësia nuk mori formë të përhershme.

Kjo nuk ishte thjesht një betejë për lirimin e pesë zyrtarëve, ishte një betejë për arsyen, për të drejtën dhe për të mos lejuar që frika nga opinioni ta zëvendësojë ligjin.Ata vepruan në përmbushje të detyrës, jo në shkelje të saj.

Çdo hap i tyre u shoqërua me kujdes, proporcionalitet dhe përpjekje për të shmangur rrezikun.

Çdo gjykim ndaj tyre duhet të jetë profesional, jo populist.Faleminderit të gjithë atyre që nuk heshtën.

Ne do të jemi gjithmonë në krah të ligjit, edhe kur ai sulmohet nga ata që s’kanë asnjë lidhje me të./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...