Lipjani në ndërtim e sipër të një lagje të re ku përfitues do të jenë kategoritë e dala nga lufta njofton Imri Ahmeti

PUBLIKUAR

Përmes një postimi të bërë në faqen e tij zyrtare në facebook, kryetari i komunës së Lipjanit z.Imri Ahmeti ka njoftuar se ka nënshkruar një kontratë për ndërtimin e lagjes së re, në të cilën do të do të përfitojnë kategoritë e dala nga lufta.
“Jam i lumtur që sot nënshkruam kontratën për ndërtimin e lagjes së re, ku do të përfitojnë kategoritë e dala nga lufta. Ky është një lajm i shkëlqyer për Lipjanin tonë, një projekt i madh që sjell mundësi për banim dhe dinjitet për ata që kanë dhënë shumë për vendin, por edhe për ata që kanë më shumë nevojë” ka thënë ai.
Tutje Ahmeti theksoi se do të ndërtohet kjo lagje me rreth 45,000 m² (katrorë), prej të cilave rreth 100 njësi banesore, të cilat do t’u jepen falas për shfrytëzim afatgjatë familjeve të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së.
“Po ndërtojmë një lagje të re, të bukur, me kushte moderne, që jo vetëm do t’i japë qytetit pamje më të mirë, por mbi të gjitha do të sjellë qetësi dhe siguri për shumë familje.
Ky është vetëm një hap tjetër në rrugën tonë të përkushtimit dhe punës konkrete.
Urime!” shtoi ai.

SHIKO MË SHUMË

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan

Katër persona janë lënduar nga një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur në...

Vjedhje e rëndë në Torinë, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka qenë pjesë e...

Dhunë në familje në Lipjan

Është shoqëruar një person në stacionin policior në Lipjan, pasi i njejti ka ushtruar...