Lipjan, shpërndahen 132 metra dru zjarri për 44 familje në nevojë

PUBLIKUAR

Shoqata Humanitare “Bereqeti”, në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan, sot ka bërë shpërndarjen e 132 metra dru për 44 familje në nevojë.

Ky projekt është financuar nga International Charity Organization, me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe, zyra në Kosovë, shkruan KBI

Shpërndarja u bë nga përfaqësues të KBI Lipjan dhe Drejtorit të Shoqatës ICO z. Naser Gashi.

Drutë u shpërndanë në këtë kohë me temperatura të ulëta, ku secila familje morri nga 3 metra dru zjarri.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan dhe Shoqata “Bereqeti”, shpreh mirënjohjen e thellë ndaj International Charity Organization për përkrahjen dhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj familjeve në nevojë.

“Projekte të tilla humanitare janë dëshmi e bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet KBI Lipjan dhe kësaj organizate ndërkombëtare humanitare”, shkruan KBI Lipjan.

SHIKO MË SHUMË

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan

Katër persona janë lënduar nga një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur në...

Vjedhje e rëndë në Torinë, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka qenë pjesë e...

Dhunë në familje në Lipjan

Është shoqëruar një person në stacionin policior në Lipjan, pasi i njejti ka ushtruar...