Lipjan: Burri i drejtohet policisë, thotë se ish-bashkëshortja e ka rrahur

PUBLIKUAR

Një burrë në Lipjan dyshohet se është sulmuar nga ish-bashkëshortja e tij, me të cilën aktualisht ndodhet në proces divorci. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, pas intervistimit të të dyshuarës dhe konsultimit me prokurorin e rastit, ajo është liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se një mashkull kosovar është sulmuar nga e dyshuara – femër kosovare, ish-bashkëshortja e tij, me të cilën janë në proces divorci. Lidhur me rastin është intervistuar e dyshuara dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...