Linda Halimi tregon se si ende paragjykohet për martesën e saj

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur, Linda Halimi, ka rrëfyer pesë datat më të rëndësishme në karrierën e saj personale dhe profesionale, duke cekur ndër to shkurtin e vitit 2013, kur edhe u zhvendos në Amerikë.

 

Ajo nisi një jetë të re në SHBA me partnerin e saj, Big D, duke lënë prapa biznesin e saj në Kosovë dhe karrierën e suksesshme si këngëtare.

“Mendoj që çdo mrekulli zgjat tri ditë. Normal ka komente, përshembull njerëzit kur më takojnë ose më shohin rrugës ka komente, flitet, më thonë ndoshta diçka, komplimente, sharje…këto vijnë me territorin”, ka thënë Linda në rubrikën ‘5 datat’ në Prive.

Më tej, ajo ka theksuar se të qenurit fytyrë publike, ka rritur te njerëzit interesimin e tyre për jetën e saj private, por që është munduar ta ruajë me fanatizëm.

“Kur je fytyrë publike njerëzit duan të dinë pak më shumë për ty dhe s’më ka penguar kurrë dhe të them që ‘Jo nuk është e vërtetë’, ose ‘Jo është e vërtetë’, çkado që ka ndodhur në jetën private jam munduar ta ruaj me fanatizëm, jo s’e kam për të fshehur diçka, por thjeshtë s’e kam parë të arsyeshme për të servuar te publiku jetën time private”, është shprehur Linda./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...