Limaj: Vendim i padrejtë e i papranueshëm, ta kthejmë zhgënjimin në bashkim

PUBLIKUAR

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka reaguar pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Limaj e ka cilësuar vendimin si të padrejtë, të papranueshëm dhe të pamerituar, duke thënë se lajmi nga Haga ka qenë i rëndë për të gjithë.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që zhgënjimin dhe dëshpërimin të mos lejojnë të keqpërdoren, por t’i kthejnë në forcë dhe bashkim për të vazhduar drejt betejave të ardhshme.

“Mos të lejojmë që mërzinë tonë, zhgënjimin tonë, dëshpërimin tonë ta keqpërdorë askush kundër vendit tonë, por le ta kthejmë në një forcë e bashkim për të vazhduar drejt betejave të ardhshme, një fitore të plotë”, tha mes tjerash Limaj./Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Takohen zyrtarët e lartë të Prokurorisë dhe Policisë në Pejë, flasin për zbardhjen e vrasjeve të pazgjidhura të pasluftës

Ushtruesja e Detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka mbajtur...

Hoxhaj takon deputeten britanike Kearns në Berlin: Kosova është me fat që ka miq të tillë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka...

Tetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24-orët e fundit ka bërë...