Liga e Evropës: Barcelona përballet me Napolin në 1/8 e finales

PUBLIKUAR

Barcelona do të përballet me Napolin në 1/8 e finales së Evropa Ligës, garës dytësore evropiane për klube, pas shortit që u hodh të hënën në Nyon.

Barcelona dështoi të kualifikohej në rrethin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve për herë të parë prej vitit 2003, duke përfunduar në vendin e tretë në grup, raporton Gazeta Express.

Prandaj gjiganti katalonas kaloi direkt në 1/8 e finales në Evropa Ligë, ku do të përballet me Napolin.

Duel tjetër interesant i kësaj faze është ai mes Portos dhe Lazios.

Borussia Dortmundi do të përballet me Rangers, ndërkohë që Sevilla me Dinamon e Zagrebit.

Çiftet e plota të 1/8 së finales në Evropa Ligë:

Sevilla – Dinamo

Atalanta – Olympiacos

RB Leipzig – Real Sociedad

Barcelona – Napoli

Zenit – Real Betis

Dortmund – Rangers

Sheriff Tirasport – Braga

Porto – Lazio

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...