Lewandowski e preferon Realin

PUBLIKUAR

Sulmuesi polak është i vendosur të largohet nga Bayerni dhe do ta preferonte transferimin në La Liga

Robert Lewandowski do ta preferonte shumë transferimin në Real Madrid.

Për këtë siguron mediumi spanjoll, “AS”.

Ky i fundit raporton se sulmuesi polak i ka thënë menaxherit të tij që ta gjejë mënyrën për ta realizuar këtë transfer.

Përfaqësuesi i tij, Pini Zahavi, është po ashtu menaxher i qendërmbrojtësit David Alaba, përcjell “Gazeta Express”.

Siç dihet, mbrojtësi austriak iu bashkua Realit nga Bayerni verën që shkoi.,

Prandaj, Leëa kërkon nga menaxheri i tij që ta përdorë raportin e mirë me madrilenët për t’ia mundësuar atij transferimin në “Santiago Bernabeu”.

Për ish-futbollistin e Borussia Dortmundit interesim ka shfaqur edhe Paris Saint-Germaini.

Lewandowski së fundmi u zgjodh sulmuesi më i mirë në botë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...