Lëshonin teste false për Covid, arrestohet pronari i laboratorit dhe dy persona tjerë në Gjakovë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Gjakovë (NJRHKEK–Gjakovë) ka filluar hetimet bazuar në informatën e pranuar se në një Laborator lëshoheshin teste COVID të falsifikuara sipas dëshirës së klientëve dhe pa prezencën e personave që ju duhej vërtetimi.

Hetuesit policor kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Gjakovë kanë ndërmarr një sërë veprimesh të nevojshme hetimore-operative dhe në koordinim me Prokurorin kompetent kanë zbatuar Urdhrin e pranuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, duke aplikuar masat e veçanta të hetimit dhe përmes tyre kanë siguruar prova të mjaftueshme ku vërtetohet dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari me iniciale (A.Sh.) ka kryer veprën penale ,,Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe ,,Falsifikim i dokumenteve” ndërsa të dyshuarit me iniciale (N.Sh.) dhe  (S.P.) kanë kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

Sot me datë 24.11.2021 me urdhër të gjykatës kompetente në Gjakovë në bashkëpunim me Inspektorët Shëndetësor nga Ministria e Shëndetësisë është realizuar një kontroll në Laboratorin në fjalë me pronar të dyshuarin me iniciale (A.Sh.)

Të dyshuarit janë arrestuar dhe në prezencë të Avokatëve mbrojtës janë intervistuar.

Pas intervistimit është njoftuar Prokurori kompetent për të gjitha veprimet e ndërmarra dhe ndaj të dyshuarit (A.Sh) lëshon Aktvendim për ndalim 48 orë, ndërsa për të dyshuarit (N.Sh) dhe (S.P) vendos të lirohen në procedurë të rregullt

SHIKO MË SHUMË

​Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Turp i madh të flitet në emër të UÇK-së për përfitime politike

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, duke rishpërndarë postimin e kryeministrit Edi Rama...

Zgjedhen dy anëtarët e KGJK-së, nga radhët e gjykatave të shkallës së parë Zgjedhen dy anëtarët e KGJK-së, nga radhët e gjykatave të shkallës...

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka zgjedhur dy anëtarë të KGJK-së nga radhët e gjykatave...

Vdes një person në një aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Vranidoll...