Leotrim Bekteshi largohet nga Prishtina, e vazhdon jetën në Norvegji

PUBLIKUAR

Leotrim Bekteshi nuk është më pjesë e Prishtinës. Kjo është konfirmuar nga vet klubi kryeqytetas.

Bekteshi është një ndër futbollistët që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në skuadrën prishtinase në vitet e fundit.

Ai me Prishtinën në tri vite e gjysmë sa ishte pjesë i ka regjistruar 150 paraqitje derisa e ka fituar titullin kampion, Kupën e Kosovës si dhe Superkupën.

Bekteshi, i cili në shumë ndeshje e ka bartuar edhe shiritin e kapitenit, ka edhe trofe individuale si futbollist i Prishtinës derisa është përfshirë edhe në formacionin e vitit nga Federata e Futbollit e Kosovës për edicionin e fundit.

Bekteshi ka vendosur që ta vazhdojë jetën së bashku me familjen e ngushtë në Norvegji.

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...