Leonora rrëfen për dekadën e martesës me serbin nga Lipjani: S’është e lehtë…

PUBLIKUAR

Dashuria mes Çasllavit dhe Leonora Todiçit nga Lipjani vazhdon prej më shumë se dhjetë vitesh, edhe pse sipas Leonorës, me origjinë nga Tirana, nuk është e lehtë të jesh nuse serbe.

Martesa e lumtur e Çasllavit dhe Leonorës u kurorëzua me një vajzë dhe një djalë, dhe dashuria zgjat më shumë se një dekadë, pavarësisht se ata jetojnë në mënyrë modeste, minimumi nga bujqësia.

Për të gjetur shoqen e jetës, Çasllavi shkoi gjashtë herë në Shqipëri dhe në fund takoi Leonorën. Vendimi për t’u martuar me një shqiptare nuk i shqetësoi prindërit e ndjerë të Caslavl, përkundrazi.

“Askush nuk ka mundur të ndërhyjë në vendimin tim, as prindërit e vdekur, as vëllai, kur një burrë vendos të martohet, nuk është e rëndësishme të jetë grua e besimit, e kombit, rëndësi ka që njeriu të jetojë si duhet”, thotë Çasllav.

Ndonëse është pritur mirë nga fqinjët, miqtë dhe familjarët e saj, Leonora tregon se problemi i saj më i madh është se ka më shumë se dhjetë vjet që pret dokumente dhe pa to nuk mund të aplikojë për punë. Për të ndihmuar financiarisht familjen, ka hapur një rrobaqepësi, por nuk ka punë.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...