Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ndarë një mesazh të fortë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Në postimin e saj të fundit në InstaStory, ajo ka publikuar një imazh me mbishkrimin: “Të pafajshëm! Çlirimtarë! Heronj!”, ku shfaqen figurat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, përcjell Indeksonline.
Ky reagim i artistes vjen në kuadër të zhvillimeve që lidhen me proceset gjyqësore ndaj tyre, ndërsa Leonora ka shprehur hapur qëndrimin e saj përmes këtij mesazhi publik.
Kujtojmë që Leonora ishte pjesë e marshit ditën e djeshme në mbështetje të krerëve të UÇK-së./Indeksonline/


