Leonora Jakupi dhe Asim Gashi këndojnë për gratë e burgosura në Lipjan

PUBLIKUAR

Sot në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, artistët e njohur Leonora Jakupi dhe Asim Gashi, kanë mbajtur një koncert të veçantë për gratë e burgosura.

Shërbimi Korrektues deklaron se atmosfera solli momente të veçanta dhe pozitive brenda kësaj qendre.

“Ky aktivitet u realizua në kuadër të angazhimeve për organizimin e aktiviteteve sociale dhe kulturore, të cilat synojnë mirëqenien dhe mbështetjen emocionale të të burgosurave gjatë qëndrimit të tyre në institucion.

Në shenjë falënderimi për kontributin dhe gatishmërinë e tyre për të qenë pjesë e këtij aktiviteti, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues i Kosovës, Ismail Dibrani, së bashku me drejtorin e Qendrës Korrektuese për Femra, Ylber Topalli, ndanë nga një dhuratë për dy artistët, të punuar nga vetë të burgosurat e kësaj qendre” thuhet në njoftimin e SHKK-së.

SHIKO MË SHUMË

Astrit Buja, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Lipjanit?

Astrit Buja do të jetë Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në...

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Lipjan, plagoset një person

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lipjan, ku janë raportuar...

Dr.Fitim Selimi më i votuari nga PDK-Lipjan

Dr.Fitim Selimi kandidat për deputet nga radhët e PDK-së në Lipjan, ka arritur të...