Lenglet kërkohet nga ekipi i madh anglez

PUBLIKUAR

Tottenham Hotspur raportohet se ka shprehur interesim për transferimin e qendërmbrojtësit, Clement Lenglet në Londrën Veriore në afatin kalimtar të janarit.

Barcelona është e gatshme të dëgjojë ofertat për 26-vjeçarin, që do ta lejonin Xavin të sjellë fytyra të reja në “Camp Nou”, transmeton Gazeta Express.

Lenglet nuk preferohet te Barcelona, ndërsa së fundmi ka irrituar tifozët katalonas pasi u pa duke buzëqeshur me Leëandoëskin pas humbjes 3:0 ndaj Bayernit, që i eliminoi nga Liga e Kampionëve.

Barcelona ka objektivat e saja në Premierligë. Edinson Cavani, Aubameyang dhe Ferran Torres janë futbollistët e lidhur me një kalim eventual në “Camp Nou”.

Që nga ardhja e Contes në Tottenham, ai ka future sistemin me tre mbrojtës, por personeli te Spurs nuk ka qenë ideal për këtë strategji.

Ben Davies ka qenë i mirë si mbrojtës i tretë në muajin e fundit, por Conte dëshiron një zgjidhje permanente për atë pozicion.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...