Lenglet drejt transferimit në Ligën Premier

PUBLIKUAR

Clement Lenglet do të jetë ndër lojtarët e parë që do të largohet nga Barcelona gjatë janarit.

Mbrojtësi francez nuk preferohet nga trajneri Xavi Hernandez dhe largimi i tij nga katalunasit duket mëse i sigurt.

E ardhmja e qendërmbrojtësit pritet të jetë në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.

Dy skuadrat e njohura angleze, Tottenham Hotspur dhe Newcastle United kanë shprehur interesim për transferimin e tij gjatë janarit.

Te Barcelona janë të gatshme ta shesin lojtarin, por duan të fitojnë rreth 20 milionë euro nga largimi i tij.

Conte e pëlqen shumë mbrojtësin francez dhe dëshiron ta përforcojë repartin defensivë me të.

Ndërkohë edhe drejtuesit e rinj të Newcastles, e shohin francezin si një përforcim të madh për mbrojtjen. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...