Lëndimi i Pogbas duket serioz, pritet një mungesë prej 10 javësh

PUBLIKUAR

Nuk kanë të ndalur lajmet jo të mira për tifozët e Manchester Unitedit, sikur mos të mungonte forma e dobët, tani ata duhet të shqetësohen edhe për lëndimin e Paul Pogbas.

Mesfushori është lënduar në stërvitje dhe kështu është detyruar ta lëshojë grumbullimin e Kombëtares së Francës për ndeshjet ndaj Kazakistanit dhe Finlandës të vlefshme për kualifikimet për Kupën e Botës.

Sipas RMC Sport 28-vjeçari është lënduar në kofshën e djathtë dhe lëndimi duket mjaft i rëndë, ai pritet të mungojë për rreth 10 javë.

Pogba është një nga lojtarët kyç të Djajve të Kuq, ai në këtë sezon ka shtatë asistime, ku se bashku me Mohamed Salah është në krye të listës së asistuesve më të mirë.

Vlen të theksohet se në tek ekipi i Francës për dy ndeshjet e lartcekura do të zëvendësohet na lojtari i Romës, Jordan Veretout. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...