LDK në Podujevë akuzon VV se po bën përzgjedhje në baza partiake

PUBLIKUAR

Asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë kanë hedhur akuza drejt partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosjes, kinse po punësojnë njerëzit e vet.

Dy asamblistët, Adnan Zymeri dhe Donjetë Shaqiri, thonë se njerëzit e VV-së, më saktësisht, asamblistët e tyre që nuk siguruan ulëse, pushteti po i del në përkrahje.

Të njëjtit thonë se kanë marrë shtëpizat prej drurit për projektin “Festivali Dimëror” në Podujevë, që sipas tyre, po bëhet përzgjedhje në baza partiake.

Nëse garon për asamble nga lëvizja vetvendosje edhe nuk e merr besimin e qytetarëve, pushteti ta beson një shtëpizë në “festivalin dimrorë të vetvendosjes”, thotë Zymeri.

Përveç kësaj, asamblistja Shaqiri njofton se, gjë e tillë ndodhi edhe në konkursin për infermierë në QKMF.

Dje në konkursin për infermierë, e sot tek përzgjedhja e bizneseve Llapjane për shtëpizat. Zotimi juaj për qeverisje të barbartë brenda dy ditësh hidhet poshtë nga vetë veprimet tuaja, perzgjedhja në baza partiake dhe trajtimi jo i barabartë i qytetarëve dhe bizneseve Llapjane dëshmon qartë se cka pritet nga kjo qeverisje për 4 vite!“, u shpreh Shaqiri./Indeksonline/

 

SHIKO MË SHUMË

Pas certifikimit të rezultateve, partive u bëhet thirrje të mos humbin kohë për formimin e institucioneve

Është ky vendimi që u mor këtë të mërkurë. E me certifikimin e rezultatit zgjedhor,...

Mot pjesërisht i vranët – Kështu pritet të jenë temperaturat gjatë ditës së sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme pritet të mbaj...

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...