LDK e përsërit: I kemi 15 nënshkrime, presidenti duhet të zgjidhet me konsensus!

PUBLIKUAR

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, ka deklaruar se Vetëvendosje nuk ka arritur të gjejë zgjidhje për çështjen e presidentit.

Sipas saj, në vend të një marrëveshjeje politike, është parë një “show partiak” i realizuar nga kryeministri Albin Kurti, me qëllimin për ta çuar vendin në zgjedhje të reja.

“Sonte po shohim me lehtësi duke luajtur me fjalë se çka ofron ai ndaj partive të tjera. Ai po ndërton raste për ta dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, me synimin që vendi të shkojë në zgjedhje në kohën dhe momentin që ai dëshiron”, ka thënë Lushaku, transmeton Indeksonline

Ajo theksoi se LDK-ja ka dhënë mbështetjen e saj, përmes 15 nënshkrimeve për kandidatin e kësaj partie, duke shtuar se që nga fillimi kanë kërkuar që presidenti të zgjidhet përmes marrëveshjes politike ose konsensusit.

“Ne i kemi 15 nënshkrime dhe kryetari i LDK-së jep mbështetje për Vjosa Osmanin. Ajo çfarë kemi dilemë është përpjekja që përmes kandidates së Vetëvendosjes të ‘kapen’ të gjitha institucionet”, ka deklaruar ajo.

SHIKO MË SHUMË

Hashim Thaçi falënderon për mbështetjen që iu dha dje, bën thirrje që përgjigja ndaj verdiktit të jetë paqësore

Avokati kroat, Luka Misetic, në emër të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka falënderuar qytetarët për...

Kurti takon Hamzën, flasin për rrugët e korrigjimit të vendimit të Hagës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike...

Vendimi i Speciales, Cakolli: E papranueshme që institucionet s’po e trajtojnë këtë çështje, të zhytur në përplasje partiake

Eugen Cakolli, duke reaguar lidhur me vendimin dënues të speciales ndaj ish-krerëve të UÇK’së,...