LDK dënon incidentin me deputetin Zemaj: Akt i papranueshëm, cenim ndaj institucioneve demokratike

PUBLIKUAR

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ashpër pas incidentit të ndodhur sot gjatë një interviste publike, ku deputeti i saj, Armend Zemaj, është përballur me ofendime verbale nga një qytetar.

Në reagimin për media, LDK e ka cilësuar këtë akt si “të papranueshëm” dhe si “cenim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë personale të një përfaqësuesi të zgjedhur të popullit dhe nda

“Sulmet, qoftë verbale apo fizike, ndaj përfaqësuesve të popullit dhe zyrtarëve të LDK-së, përbëjnë cenim të drejtpërdrejtë të dinjitetit institucional dhe të kulturës demokratike mbi të cilën ndërtohet shteti ynë. Mendimi ndryshe është vlerë themelore e demokracisë, por shprehja e tij kurrë nuk mund të kalojë në fyerje apo dhunë”, thuhet në reagim.

“Për LDK-në, respekti ndaj institucioneve dhe përfaqësuesve të tyre është respekt ndaj vetë shtetit dhe ndaj rendit demokratik. Kultura e debatit, e respektit dhe e dinjitetit duhet të mbizotërojë në jetën publike, si garanci e paqes shoqërore dhe e funksionimit demokratik të shoqërisë sonë”, përfundon reagimi i partisë.

Incidenti ndodhi gjatë një interviste publike, ndërsa deputeti Zemaj më vonë kërkoi falje publike për reagimin e tij në afekt, duke e cilësuar ngjarjen si moment të papritur dhe të provokuar.

SHIKO MË SHUMË

Tensionohet debati në “Kosova Live”, mysafirja i kundërpërgjigjet Zana Avdiut

Debati për mbajtjen e shamisë u tensionua në studion e “Kosova Live” në Televizioni...

IKSHPK: Uji nga Liqeni i Badocit tani është i sigurt për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga monitorimet e fundit...

Prokuroria nis hetime për falsifikim të votave në Dragash, ndalohen 9 persona

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës –...