Latifi zhvendoset nga Nju Jorku në Prishtinë për ta vazhduar punën si ministër i Shëndetësisë

PUBLIKUAR

Ministri Rifat Latifi ka thënë së është zhvendosur nga New York’u në Prishtinë për ta vazhduar punën në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Latifi ka qenë në Nju Jork për disa ditë nga ku është kthyer dhe zhvendosur përfundimisht në Prishtinë për të vazhduar punën si ministër i Shëndetësisë.

Jam zhvendosur përfundimisht në Prishtinë. Kam dhënë premtimin dhe do ta mbajë”, ka deklaruar Latifi për Gazetën Shneta.

Ai ka demantuar kategorikisht zërat se mund të tërhiqet nga kjo pozitë.

Absolutisht nuk është e vërtetë. Unë jam bartur tërësisht në Prishtinë dhe një gjë e tillë nuk vjen në konsideratë”, ka deklaruar Latifi.

Kirurgu i njohur u emërua ministër nga kryeministri Albin Kurti më 16 nëntor, pas dorëheqjes së Arben Vitisë i cili kandidoi për kryetar të Prishtinës.

SHIKO MË SHUMË

Ministria e Infrastrukturës: Uji i grumbulluar në “Arbën Xhaferi” është larguar

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes kanë reaguar pas...

Policia në Prizren e gjobit me 300 euro nënën pasi la fëmijët të mbyllur në veturë në vapë

Një grua është gjobitur me 300 euro në Prizren, pasi i kishte lënë fëmijët...

Ngjarje e rëndë në Koshare, një grua 71-vjeçare gjendet e vdekur në bunar

Një grua 71-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një bunar në fshatin Koshare...