Largimi i Coutinhos s’mjafton që Barcelona të regjistrojë Ferran Torresin

PUBLIKUAR

Ferran Torres po pret që Barcelona ta regjistrojë atë si lojtarin e tyre në La Liga, që do të thotë se ata duhet të lirojnë pagat nga skuadra e tyre.

Kishte spekulime se largimi i Philippe Coutinhos në huazim te Aston Villa do të mjaftonte që Ferran të regjistrohej, por nuk është kështu.

Së pari, huazimi i Coutinhos nuk është ende zyrtarisht pasi lojtari duhet të udhëtojë në Birmingham javën e ardhshme dhe të kalojë testet mjekësore, siç thuhet edhe në deklaratën e klubit anglez.

Edhe nëse ai kalon testet mjekësore nuk do të jetë e mjaftueshme, transmeton Gazeta Express.

Barcelona janë duke punuar për të larguar më shumë lojtarë para ndeshjes së Superkupës së Spanjës ndaj Real Madridit, por kjo duket e pamundur duke pasur parasysh se ata do të duhet të largohen dhe LaLiga pastaj të japë dritën e gjelbër për regjistrimin e Ferran Torresit.

Edhe kur Ferran regjistrohet, faktorë të tjerë mund të vonojnë debutimin e tij, siç është rezultimi pozitiv me Covid-19 përpara fitores së Copa del Rey ndaj Linares. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...