Lamtumirë Inter!

PUBLIKUAR

Gabriel Barbosa nuk është i lumtur në Inter. Ai mund të bëhet me skuadër të re gjatë janarit.

Gabriel Barbosa, Gabigol, u transferua në Inter nga Santos, gjatë verës, me një bujë të madhe. Por, braziliani deri më tani ka luajtur vetëm disa minuta për Nerazzurrët.

Wagner Ribeiro, menaxheri i brazilianit, ka bërë të ditur se Gabigol nuk është i lumtur në Inter. Ai ka paralajmëruar se sulmuesi brazilian mund të largohet nga San Siro gjatë janarit, përcjell Express.

“Gabriel nuk është i lumtur në këtë moment, kjo nuk ka të bëjë me shokët, problemi është se ai nuk ka kurrë një shans për të luajtur. Në janar ne duam që situata të zgjidhet”, ka deklaruar Ribeiro për Radio Bandeirantes.

Ribeiro ka bërë të ditur se Gabigol mund të huazohet te ndonjë klub tjetër italian, derisa ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në Brazil. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...