Lampard tërhiqet nga gara për trajner të Norwichit

PUBLIKUAR

Frank Lampard nuk është më në garë për ta zëvendësuar Daniel Farken si trajneri i radhës i Norwich Cityt.

Sky Sports raporton se biseda e zhvilluar mes Lampardit dhe drejtuesve të Norwichit ka impresionuar këta të fundit, por nuk do të shkojnë më tutje.

Largimi i ish-futbollistt të West Ham, Chelsea dhe Anglisë ka bërë që Dean Smith të jetë kandidati i vetëm në garë për ta trajnuar Rashicën me shokë.

Smith, i cili u shkarkua nga Aston Villa të dielën, gjithashtu thuhet se ka impresionuar bordin e Norwich gjatë intervistës së tij të marten. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...