Lajmërohet nëna e katër fëmijëve nga Podujeva që u raportua e zhdukur

PUBLIKUAR

Egzona, nëna e katër fëmijëve nga Podujeva që u raportua e zhdukur, i është lajmëruar familjes.

Vëllai i saj, Albion Imeri, ka treguar edhe për gjendjen e motrës së tij.

“Egzona është lajmëruar përmes qatij snapchati që na ka shkruar më herët, na ka treguar se është mirë, vendodhjen nuk e dijmë, se nuk na ka treguar dhe as me kënd është nuk na ka treguar”, ka thënë ai për median lokale tv llapi.

Ai ka thënë se nuk ka treguar nëse do të kthehet apo jo, ndërsa për katër fëmijët e saj do të kujdeset.

“Po normal që do të vazhdoj që të kujdesem për ta”, ka thënë shkurt ai.

Gjatë ditës Imeri ka treguar se i është lajmëruar një grua dhe i ka thënë se motrën e tij e ka parë në Prishtinë.

SHIKO MË SHUMË

Sot varroset Xhemë Kadriut që humbi jetën në vendin e punës në Skenderaj

Xhem Kadriu nga Kopiliqi i Epërm i Skenderajt, i cili humbi jetën më 27...

PDK-ja lëshon seancën në Mitrovicë, Ibrahimi akuzon Pecin për gjuhë fyese ndaj opozitës

Asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar sallën gjatë seancës së...

Pak ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Neglizhenca institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt mund të jetë më e...