Lajçi tregon nëse do t’i bashkohet VV-së apo AAK-së (Foto)

PUBLIKUAR

Ish-anëtari i Komisionit Qeveritar për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi, Ali Lajçi, ishte njëri prej zërave më kritik për versionin aktual të demarkacionit me shtetin fqinj.

Pas këtyre qëndrimeve, “Vetëvendosja” ka shpeshtuar takimet me ish-kryetarin e Pejës. Ky i fundit, në një prononcim për “Indeksonline”, ka treguar rreth takimit që zhvilloi sot me sekretarin e LVV-së, Dardan Molliqajn, në njërin prej lokaleve të qytetit.

Ai thotë se do t’i përkrahë gjithë akterët politik kur qëndrimet e tyre janë në dobi të Republikës.

“Po, kemi biseduar për temat aktuale politike por nuk kemi pas orientim diçka tjetër. Kemi folur për problemet e përgjithshme shtetërore institucionale.  Jemi duke përkrahur ndoshta gjitha këto forca, pa dallim, kur e qëllojnë dhe kanë synime tjera. Por, njëherë për njëherë nuk do të jem pjesë e asnjërës”, thotë ai.

Megjithatë, Lajçi, i cili aktualisht nuk është pjesë e asnjë partie, e len të hapur mundësin që t’i bashkohet partisë së Visar Ymerit apo Ramush Haradintj.

“Kush t’ia qëllon dhe të veprojë mirë për shtetin unë jam për me përkrah, kaq.  Edhe VV, AAK apo kushdo parti që ka vendim në dobi të interesave shtetërore jemi me përkrah”, ka thënë ai.

Derisa, për çështjen e vijës kufitare, ai thotë se i njëjti duhet të ndryshohet.

“Demarkimi ish dashur të bëhet ndryshe por jo ky variant. Kthimi i këtij versioni duhet të bëhet dhe qeveria duhet ta krijojë një komision të ri”, është shprehur ai. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...

Djali i Jakup Krasniqit e viziton atë në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka...

Pritjet në kufi, gjendja sot nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pikat kufitare të Kosovës paraqiten pa fluks mëngjesin e sotëm, pa kolona të automjeteve...