La Liga e injoron flamurin e Kosovës, e prezanton Muriqin me flamurin kombëtar shqiptar

PUBLIKUAR

Vedat Muriqi edhe zyrtarisht është huazuar te skuadra e La Ligas, Mallorca.

Kjo u bë e ditur fillimisht nga klubi spanjoll, i cili e zyrtarizoi Muriqin me një formë unike, shkruan Gazeta Express.

Muriqi do të jetë si i huazuar te Mallorca deri në fund të sezonit, ndërsa ekipi spanjoll do ta ketë të drejtën e blerjes së kosovarit.

Megjithatë, La Liga në websiten zyrtar të saj e ka regjistruar Muriqin me flamurin e Shqipërisë dhe jo të Kosovës.

Kujtojmë se Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet dhe vazhdimisht ka bërë veprime të tilla, duke e mohuar shtetësinë tonë.

Kosova ishte në grup me Spanjën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Në dy ndeshjet që u zhvilluan, Spanja vazhdimisht e injoronte Republikën e Kosovës, duke e shmangur emrin.

Madje, në ndeshjen e parë, ata i ishin referuar Kosovës si “territori i Kosovës”.

“Spanja nis rrugën për në Katari 2022 ndaj Greqisë, Gjeorgjisë dhe territorit të Kosovës”, kishte shkruar Federata e Futbollit e Spanjës në njoftimin e ndeshjes, e cila u luajt në Spanjë.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...