Ky është numri që Ferran Torres pritet ta mbajë te Barcelona

PUBLIKUAR

Në ditët në vijim apo edhe në orët e ardhshme, FC Barcelona mund të zyrtarizojë nënshkrimin e Ferran Torres. Raportimet janë se Barça dëshiron ta prezantojë lojtarin të martën, më 28 dhjetor.

Tani pyetja është, çfarë numri do të mbajë lojtari spanjoll? Ka një numër në dispozicion, 19 të Kun Agüero. Dhe ai mund të përdorë gjithashtu 11 të Demirit ose 17 të Luuk de Jong, por fillimisht duhet të zyrtarizohen largimet e të dy lojtarëve.

Futbollisti austriak me shumë gjasa do t’i bashkohet një ekipi të Bundesligës dhe sulmuesi holandez është shumë afër transferimit te Cádiz.

Xavi Hernandez do të donte ta kishte Ferran Torresin më 5 janar në ndeshjen e Kupës kundër Linares, dhe nëse jo, do të debutojë në ligë disa ditë më vonë në Granada.

Nënshkrimi i radhës i Barcelonës do të donte të mbante numrin ’11’ pasi është i njëjti numër që mban në skuadrën spanjolle, por për këtë, largimi i Demirit do të duhej të finalizohej së shpejti.

E njëjta gjë ndodh edhe me numrin 17 të Luuk de Jong. Nëse të dyja largimet vonohen më shumë se ç’duhet, Ferran Torres do të duhet të qëndrojë me 19-shin deri në sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...