Ky është emri më i përdorur për vajzat dhe djemtë në Kosovë

PUBLIKUAR

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, emri më i zakonshëm tek vajzat është Fatime (8,626 persona mbajnë këtë emër), ndërsa tek djemtë është Bajram.

Sipas alfabetit me shkronjën A kishte më së shumti emra – gjithsej 8,026 emra – ndërsa më së paku emra kishte emra që fillonin me shkronjën C – gjithsej 407 emra.

Në Kosovë, sipas një matjeje të vitit 2017, në Kosovë janë identifikuar 26,557 mbiemra. Mbiemri më i shpeshtë në Kosovë ishte Krasniqi, ku 58,199 persona mbanin këtë mbiemër.

Në anën tjetër, në Kosovë mbiemrin Gashi e mbajnë 57,396 persona. Mbiemrin Berisha e kanë 43,727 persona. Atë Morina e kanë 27,222 persona.

Ndërkaq, mbiemrat e tjerë janë si vijojnë: Shala (25,585 persona), Kastrati (13,015 persona), Kryeziu (12,882 persona) dhe Hoti (12,709 persona).

Në Prishtinë mbiemri Gashi ishte i pari, ndërkaq Krasniqi ishte mbiemër i dytë më i hasur tek kryeqytetasit.

SHIKO MË SHUMË

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të...

Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Ramiz Lladrovci ka theksuar...

Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në...