Kush është Federer? Shakaja që e shkriu së qeshuri Djokovicin

PUBLIKUAR

Novak Djokovic tash e disa ditë ndodhet në Mal të Zi, ku po pushon pas gjithçkaje që ndodhi në Australi, ku nuk u la të që të luajë në Australian Open shkaku i mos vaksinimit.

Gjatë vizitës nëpër vende të ndryshme, Djokovic është takuar me Jovan Radulović, i njohur për shakatë e tij në rrjetin social, Instagram, raporton Gazeta Express.

 

Sic njihet në Mal të Zi, “Ylli i Instagramit”, i ka treguar një batutë Djokovicit me rivalët e tij më të mëdhenj në histori, Roger Federer dhe Rafael Nadal, batutë që i ka pëlqyer shumë tenistit serb.

Shakaja e tij ishte: “Njëherë kishin luajtur tenis së bashku Nadal me Federer dhe Federer e ka shkelur Nadalin dhe a e di se çfarë i ka thënë ai spanjollit? Unë për ty jam Djokovic”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...