Kurtishi jep shifra alarmante: Rreth 500 raste të reja me kancer në QKUK ende pa u mbyllur tremujori

PUBLIKUAR

Shifrat nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) tregojnë se kanceri mbetet një nga sëmundjet më të shpeshta në Kosovë, me rreth 2,100 raste të reja në vit, kështu ka bërë të ditur Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi.

Sipas tij, vetëm gjatë periudhës janar – 20 mars, rreth 500 pacientë janë diagnostikuar dhe trajtuar për herë të parë në Klinikën e Onkologjisë, transmeton IndeksOnline.

Kurtishi ka theksuar se ngarkesa në këtë klinikë është e lartë, ku çdo ditë pune trajtohen rreth 250 deri në 300 pacientë në shërbimin e Onkologjisë mjekësore, ndërsa rreth 140 pacientë në ditë i nënshtrohen rrezatimit në shërbimin e Radioterapisë.

“Ne Kosove regjistrohen rreth 2100 raste të reja në vit, kjo përkthehet në afërsisht 170 -190 raste në muaj,pra për periudhën janar – 20 mars:rreth  500 pacientë të rinje te ekzaminuar/diagnostikuar dhe trajtuar ne Kliniken e Onkologjise per here te pare.Cdo dite pune rreth 250-300 pacient trajtohen ne sherbimin e Onkologjise mjekesore dhe rreth 140 pacient ne dite rrezatohen ne Sherbimin e Radioterapise, pra mbi 450 pacient ne total cdo trajtohen ne Kliniken e Onkologjise.”, ka thënë Kurtishi.

Kanceri mbetet një nga sfidat më të mëdha të sistemit shëndetësor në Kosovë, si për nga numri i rasteve të reja ashtu edhe për nga ngarkesa e vazhdueshme në trajtimin e pacientëve.

Sëmundjet malinje kërkojnë diagnostikim të hershëm dhe trajtim të specializuar, ndërsa institucionet shëndetësore po përballen me një fluks të lartë pacientësh që kërkojnë shërbime onkologjike gjatë gjithë vitit.

SHIKO MË SHUMË

“Mëngjes i trishtë për Kamenicën”, Rahimaj reagon pas vdekjes së dy motrave në Gjermani

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka shprehur dhimbjen e tij për humbjen...

​Më 2025 Serbia mohoi 110 krime lufte, mes tyre edhe Reçakun, Batajnicën e Srebrenicën

Autoritetet në Serbi kanë mohuar, vitin e kaluar, të paktën, në 110 raste, krimet...

Kanos me vrasje katër policë dhe dëmton kompjuterin në stacion, arrestohet i dyshuari në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se ka kanosur me vrasje katër...