Kurti uron kryeministrin e ri të Britanisë, kërkon forcimin e bashkëpunimit mes FSK-së dhe ushtrisë britanike

PUBLIKUAR

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Andy Burnhamin për marrjen e detyrës si kryeministër i ri i Mbretërisë së Bashkuar.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Kurti shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy qeverive në fusha me interes të përbashkët.

“Urime të përzemërta kryeministrit të ri të Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham. Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes qeverive tona”, ka shkruar Kurti.

Ai theksoi se bashkëpunimi do të përqendrohet në promovimin e tregtisë dhe investimeve, mbrojtjen e demokracisë dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

“Pres të vazhdojmë bashkëpunimin në promovimin e tregtisë dhe investimeve, mbrojtjen e demokracisë nga ndikimi keqdashës i Rusisë dhe përfaqësuesve të saj në Evropën Juglindore, si dhe rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura Britanike”, thuhet në mesazhin e Kurtit. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...