Kurti s’jep sinjale se do të shqyrtohen masat anti-COVID

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti s’ka dhënë sinjale se do të shqyrtohen masat e Ministrisë së Shëndetësisë kundër pandemisë. Këto masa janë kritikuar për orën policore dhe kërkesën për tre vaksina për tu futur në Kosovë.

Kurti në mbledhjen e qeverisë ka thënë se masat e rekomanduara të IKSHPK-së janë arma e vetme për luftën ndaj COVID-19, raporton Gazeta Express.

 

“Numër kaq të lartë të rasteve pozitive në ditë nuk kemi pasur që nga muaji gusht, gjendja është e rënduar edhe tani. Ky numër i madh ngrit rastet e hospitalizuara. Të gjithë e dijmë mirë gjendjen dhe kushtet në spitalet tona. Nga COVID humbëm 3 mijë e 2 qytetarë. Qëllimi ynë kryesor është të shpëtojmë jetë ne duhet të kujdesemi që ta izolojmë këtë virus ashtu që të mos izolohemi ne nga virusi. Vaksinimi dhe zbatimi i masave të rekomanduara nga IKSHPK janë të vetmet armë tona në luftën ndaj këtij virusi. Vlerësimet shkencore i paraprijnë çfarëdo vendimi politik a qeveritar. Ju bëj thirrje që të vaksinoheni dhe ta merrni dozën e tretë”, ka thënë Kurti në mbledhjen e qeverisë.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...