Kurti rri prapa Abdixhikut, nuk flet hiç në konferencën për media

PUBLIKUAR

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u rreshtua prapa kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media në Kuvend, ku u shpall arritja e një marrëveshjeje për Presidentin.

Bekim Sejdiu është emri i dakorduar ndërmjet dy partive për shef të ri të shtetit.

Abdixhiku foli në konferencë duke e falënderuar Kurtin dhe LVV-në për “konstruktivitet”.

Pas tij e mori fjalën kandidati për President, Bekim Sejdiu, ndërsa Kurti nuk foli.

SHIKO MË SHUMË

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit,...

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Bekim Sejdiu është propozuar si kandidat konsensual për president të Republikës së Kosovës nga...

37 zyrtarë të rinj nisin punën në gjyqësorin e Kosovës

Pas përfundimit me sukses të procedurave ligjore të rekrutimit dhe mbylljes së afatit për...